Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, Rama: Uroj të frymëzojë të tjerët

schedule18:38 - 13 Gusht, 2020

schedule 18:38 - 13 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas marrëveshjes së Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara të nënshkruar ditën e sotme.

Rama thotë se kjo është mjaft frymëzuese ndërsa shprehet se shpreson që ajo të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin të njëjtën frymë për një të ardhme të përbashkët.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të përbashkët të të gjithë njerëzve të tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Në sajë të kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Deri më tani Izraeli nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe./abcnews.al