Marrëveshja me Serbinë në SHBA, Haradinaj tërhiqet nga kërcënimet për largim nga qeveria

schedule16:59 - 4 Shtator, 2020

schedule 16:59 - 4 Shtator, 2020

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka tërhequr deklaratat sipas të cilave do të largohej nga qeveria nëse nënshkruhet marrëveshja me Serbinë në SHBA.

Lajmin e bëjnë  të ditur mediat kosovare.

Më herët Haradinaj shkroi në një postim në Facebook, se nuk e pranon marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord në Shtëpinë e Bardhë, Hoti dhe Vuçiç.

Sipas tij, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje tri-palëshe, që e përfshin edhe liqenin e Ujmanit.

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje. AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, shkruan Haradinaj në postimin e tij. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!