Marrëveshja me Pfizer “top sekret”? Ruçi jep sqarime në Kuvend

schedule17:32 - 18 Janar, 2021

schedule 17:32 - 18 Janar, 2021

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë përgjigje interesit të deputetëve të opozitës në lidhje me votimin në Kuvend të marrëveshjes me Pfizer për vaksinën anti-COVID, e cila nuk duhet të botohet në shtyp. Ruçi tha se kjo është një marrëveshje dy palëshe që Pfizer nënshkruan me të gjitha shtetet që zgjedhin të marrin vaksinën ndërsa shtoi se deputetët mund të njihen me të në komisionet respektive.

“Unë bëra një propozim dhe thashë tre kryetarët e grupeve janë dakord. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit. Të dyja aktet e para normative kishin mbërritur në parlament. Në konferencë të kryetarëve kam thënë se nuk do të botohet as në shtyp dhe as në rrjetet përkatëse sepse është marrëveshje. Janë botuar në komisionet respektive dhe deputetët janë të lutur të ulen dhe të njihen me ta. Kjo nuk është kërkesë për ne por për të gjithë parlamentet. Jemi të detyruar ta zbatojmë për sa kohë jemi dy palë”, u shpreh ai.

Ruçi lexoi një pjesë nga akti normativ për vaksinën. “Akt normativ nr. 1 për furnizimin përmes kompanisë X, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimin e vaksinës anti-COVID në Shqipëri dhe përdorimin e tyre nga popullata. Akt normativ për dhënien e autorizimit me prodhuesit e vaksinës anti-COVID që janë certifikuar nga departamenti amerikan. Çfarë sekreti ka këtu. Çfarë do të shikojmë”, tha Ruçi./mv.abcnews.al