Marrëveshja me LSI, Nazarko: Basha duhet të kishte vepruar si Berisha

schedule22:30 - 4 Mars, 2021

schedule 22:30 - 4 Mars, 2021

Analisti Mentor Nazarko shprehet se Lulzim Basha duhet të kishte vepruar siç veproi Sali Berisha disa vite më parë.

I ftuar në studion e “As pro as kundër’, duke komentuar marrëveshjen PD-LSI, Nazarko tha se Basha duhet të kishte afruar persona që janë kundër Ramës, strategji kjo e ndjekur nga Berisha më herët.

Lexo edhe: Thano: S’ka pasur qeverisje të majtë në Shqipëri, ka qenë gjithmonë “gogoli” Berisha

 

“Njerëzit që janë kundër kësaj qeverie janë më shumë se gjysma. Po a përkthehet në vota aleanca PD-LSI? Kjo është pyetja e madhe. Basha duhet të kishte vepruar si Berisha që të kishte bërë aleancë me ata persona që kanë ndikim dhe janë kundër Ramës.

Berisha e gjeti mekanizmin, i tha hajdeni nuk do jeni pjesë e partisë por do jeni në lista, do përfaqësoni programin tim. Ishte një formë shumë inteligjente, të thithte në krah të vetes njerëz që nuk kishin bërë jetë partie. Nëse PD, Basha i shkolluar në perëndim do kishte menduar për të thithur këtë fluks mendimi”, tha Nazarko. g.v/abcnews.al