Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Balluku: Asgjë për t’u shqetësuar, do kalojë për ratifikim në parlament

schedule11:44 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:44 - 9 Nëntor, 2023

Në konferencën me të ngarkuarin me punëtë Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca, zv/kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj interesit të medias lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

“Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve.

E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione ”, tha Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!