Marrëveshja Izrael-Hamas, 39 adoleshentë palestinezë lirohen nga burgjet në ditën e tretë të armëpushimit

schedule10:36 - 27 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 27 Nëntor, 2023

39 adoleshentë palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në ditën e tretë të armëpushimit të luftës Izrael-Hamas. Sipas CNN, autobusi me adoleshentët mbërriti  në qendër të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor të dielën në mbrëmje.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit konfirmoi se kishte liruar 39 të burgosur nga gjithsej shtatë burgje izraelite (gjashtë në Izrael dhe një në Bregun Perëndimor të pushtuar), si pjesë e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit.

Ata ishin ishin djem të moshave 18 vjeç e lart, dy janë 15 vjeç dhe më i vogli është 14. Gjashtëmbëdhjetë nga të liruarit po vuanin dënimin për sulme ndaj izraelitëve, sipas informacionit të marrë nga Shërbimi i Burgjeve të Izraelit dhe Shoqëria Palestineze e të Burgosurve, një organizatë joqeveritare që mbron të drejtat e të burgosurve.

23 të tjerë të liruar ishin mbajtur nën paraburgim administrativ, një praktikë e kritikuar gjerësisht në të cilën një i burgosur nuk ka dijeni për asnjë akuzë kundër tyre dhe çështja e tyre nuk i nënshtrohet asnjë procesi ligjor.

Ndërsa armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyn sot në ditën e tij të katërt dhe të fundit, të dyja palët kanë diskutuar mundësinë e zgjatjes, një masë e cila ka mbështetjen e vendeve kyçe, duke përfshirë SHBA-në dhe Katarin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!