Marrëveshja Izrael-EBA do të nënshkruhet më 22 shtator

schedule16:06 - 7 Shtator, 2020

schedule 16:06 - 7 Shtator, 2020

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) do të nënshkruhet në një ceremoni në Washington më 22 shtator, sipas një njoftimi të një televizion izraelit.

Kanali 12 i Izraelit raportoi se presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe princi i kurorës i Abu Dhabit Mohammed bin Zayed Al Nahyan do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 22 shtator.

Siç u raportua, ceremonia e nënshkrimit ishte planifikuar për më 13 shtator, përvjetorin e Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez në vitin 1993, por data është ndryshuar më pas.Nuk është bërë ende asnjë deklaratë palët apo dhe nga Washingtoni për datën në të cilën do të nënshkruhet marrëveshja.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.
EBA u bë vendi i tretë arab që arriti marrëveshje me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë në 1994. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!