Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë inaguruar shërbime telefonike direkte midis vendeve të tyre pas marrëveshjes së tyre javën e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet.
Ministrat e jashtëm të vendeve telefonuan njeri-tjetrin dhe “shkëmbyen përshëndetjet pas marrëveshjes historike të paqes”, thuhet në një deklaratë.
Ministria e komunikimit të Izraelit tha që operatorët e telekomunikacionit në Emiratet e Bashkuara Arabe kishin bllokuar telefonatat me numrat me prefiksin +972 të Izraelit.
“Unë vlerësoj vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për zhbllokimin,” tha ministri izraelit i komunikimeve Yoaz Hendel.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA u njoftua nga Presidenti Donald Trump të enjten.
Komuniteti ndërkombëtar e ka mirëpritur kryesisht këtë veprim, megjithëse palestinezët, Irani dhe Turqia e kanë denoncuar atë.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Izraeli ka pranuar të pezullojë planet e tij të diskutueshme për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor.
Të dy palët pritet të nënshkruajnë marrëveshjen në Uashington gjatë këtyre javëve. Normalizimi i marrëdhënieve do të përfshijë hapjen e ambasadave në të dy vendet. /abcnews.al