Marrëveshja energjetike e KOSTT- ENTSO-E, Rama dhe Meta: Hap i shumëpritur

schedule14:47 - 21 Prill, 2020

schedule 14:47 - 21 Prill, 2020

Nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e Operatorit të Transmetimit të Kosovës, KOSTT dhe OST është një hap i rëndësishëm për KOSTT në rrugëtimin e tij për shfrytëzimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës njësoj si të gjitha vendet e tjera të Evropës në zbatim të standardeve Evropiane për Operimin e Sistemit. Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi në 14 Maj.

Gjithashtu kjo marrëveshje ofron mundësinë e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lehtësirave për tregtarët e energjisë elektrike për të kryer transaksione në kufirin Shqipëri- Kosovë, nxit iniciativat rajonale për bashkimin e tregjeve të energjisë, të cilat parashikohet të sjellin dhe një ulje të çmimeve të energjisë për konsumatorët, duke nxitur njëkohësisht edhe iniciativat e përdorimit të energjisë balancuese, në kuadër të Kodit Evropian të balancimit.

Aprovimi i marrëveshjes, i hap rrugën hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes OST dhe KOSTT sa i takon uljes së humbjeve teknike në sistemet e transmetimit respektive.

Marrëveshja në fjalë do të bëjë të mundur edhe shtimin e kapaciteteve transmetuese të OST, ku nëpërmjet investimit të ri të planifikuar të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, OST do të jetë e ndërlidhur me të gjithë Operatoret e Transmetimit të vendeve fqinje nëpërmjet rrjetit 400kV, i cili ofron një besueshmëri të lartë në operimin e sistemit elektroenergjetik.

Për arritjen e kësaj marrëveshje kanë reaguar edhe krerët e politikës shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e kësaj marrëveshjeje të rë me Kosovën.

Statusi:

Përshëndes miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe ENTSO.

Tashmë sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.

Bashkimi me sistemin energjitik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjitike të interkoneksionit Kosovë ?? – Shqipëri ??, duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë të transmetimit të energjisë elektrike.

Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Nga ana tjetër një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka konsideruar një hap të shumëpritur. Rama thotë se marrëveshja mundëson zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve.

Statusi:

LAJM I MIRË

U miratua me ne fund marreveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten 14 Maj 2020!

Ky eshte nje hap i shumepritur, pasi i hap rrugen se shpejti marreveshjeve te nenshkruara ndermjet KOSTT?? dhe OST?? per rritjen e sigurise se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundesuar venien ne pune te linjes 400kV Shqiperi-Kosove dhe zhvillimin e tregut te perbashket te energjise elektrike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!