Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu përgjigj deputetëve të opozitës për krahasim të marrëveshjes për qendrën policore të përbashkët me Greqinë me atë të marrëveshjes së vitit 2009 për çështjen e detit. Balla deklaroi se në rast se nuk do ishte PS Shqipëria do kishte sot mijëra metra katror më pak det se ka sot.
“Nëse nuk do ishte PS Shqipëria do kishte humbur mijëra metra katror det për shkak të Saliut dhe Lulit. Saliu rrinte lart, Luli poshtë. Kjo sot nuk është marrëveshja e detit. Nëse PS nuk do e çonte marrëveshjen e 2009 në Gjykatën Kushtetuese Shqipëria do kishte mijëra metra tokë më pak.
Shqipëria do eci përpara në rrugën europiane. Do vijë një moment kur duhet të anëtarësohemi në BE. Shqipëria në modelin e BE dhe marrëveshjeve Shengen po negocion edhe marrëveshje të tjera që janë paradhoma të integrimit.
Sali Berishës këto i shkaktojnë fobi. Hapja dhe integrimi në BE. Ka mijëra shqiptarë që u është refuzuar pa të drejtë hyrja në tokën greke për shkak të vendimeve arbitrare. Kur bëhen punë të mira duhet të themi përgëzime qeverisë për arritjen e kësaj marrëveshje. Me Maqedoninë e Veriut për shkak të Ballkanit të Hapur jemi lehtësuar. Sa herë të merrni fjalën për Greqinë duhet të kërkoni ndjesë për marrëveshjen e vitit 2009”, tha Balla. /abcnews.al