Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja e Uashingtonit, Hoti: 5 vite nga kjo “mundësi e humbur”

schedule11:02 - 4 Shtator, 2025

schedule 11:02 - 4 Shtator, 2025

Marrëveshja e Uashingtonit është tani një mundësi e humbur. Kështu e cilëson Avdullah Hoti, në atë kohë kryeministër i Kosovës, dokumentin e nënshkruar për normalizim ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit, në prani të presidentit amerikan Donald Trump në zyrën ovale gjatë mandatit të tij të parë.

Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje Izraeli dhe Kosova shkëmbyen njohje të ndërsjellë, kështu që më 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem, por ajo parashikonte hap atë rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore.

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

4 shtatori shënon 5 vite nga kjo “mundësi e humbur” sipas Hotit.

Sot qeveria Kurti ka krijuar distancën më të thellë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA, ndërsa lëvizjet në arenën ndërkombëtare kërkojnë gjithnjë e më shumë aleatë për të përballuar zhvillimet në atë që duket një hartë e re e fuqive ndërkombëtare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!