Marrëveshja e Uashingtonit, Berisha: Arritje e madhe për Kosovën, Hoti e Vuçiç në tavolinë si të barabartë

schedule23:31 - 3 Shkurt, 2022

schedule 23:31 - 3 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Log” me Endri Xhafon ka komentuar ndër të tjera edhe Marrëveshjen e 4 Shtatorit në Uashington. Ndërsa fliste për “Ballkanin e Hapur, Berisha tha se Kosova e kundërshton këtë iniciativë pasi Serbia nuk e trajton si të barabartë.

Për liderin historik të demokratëve, si e barabartë Kosova u trajtua në Uashingon kur presidenti Donald Trump uli në një tavolinë kryeministrin e atëhershëm kosovar Avdulla Hoti dhe presidentin serb Aleksannder Vuçiç.

Berisha tha se Trump nuke  fshehu asnjëherë që synimi i tij ishte normalizimi i marrëdhënieve ekonomike ndërsa shtoi se një marrëveshje të tillë nuk e ka bërë askush deri më tani për Kosovën

“Në takimin e Uashingtonit Kosova u trajtua si e barabartë. Në tavolinë, Hoti e Vuçiç u ulën si të barabartë dhe kjo ishte një arritje e madhe  Kosovës. Trump nuk e fshehu se me marrëveshjen synonte të normalizonte marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Vendosi financime të mëdha në këtë bashkëpunim. Një marrëveshje të tillë s’ka bërë njeri.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!