Shqiperia dhe Kosova ka hapur nje “gare armesh” duke nenshkruar memorandumin e bashkepunimit ne fushen e mbrojtjes me Kosoven.
Ky ka qene qendrimi i Presidentit te Serbise Aleksander Vuçiç pas marreveshjes se nenshkruar ne Tirane me 18 mars. Nje qendrim qe e ka mbajtur nga qendra e Bashkimit Europian, Brukseli.
“Është situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe, ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq i fuqishëm”
Duke folur pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Vuçiq theksoi se memorandumi përbën “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe se është “i bindur se NATO-ja nuk ka qenë e njoftuar për këtë.
Ai tha se këtë çështje e ngriti në takim me shefin e aleancës veriatlantike.
“Është detyra jonë t’ua themi zotit Rutte, njerëzve në NATO dhe gjithë të tjerëve se kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996”
Ai shtoi se me Rutten ka biseduar dhe situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë.
Nderkophe rutte pas takimit me Vuçiç shkroi ne X se ne thelb te bisedimeve ishin marredheniet NATO-Serbi pa prekur ne asnje rresht marreveshjen trepaleshe.
Nje reagim ka ardhur edhe nga Kosova.
Ministrja e jashtme në detyrë Donika Gërvalla përmes një reagimi në Facebook shkruan se Vuçiç po kercenon hapur vendet nenshkruese te marreveshjes.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon ashpër deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë. Kjo deklaratë nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat Serbia ka pretenduar se i pranon, por ka refuzuar me qëllim t’i nënshkruajë—duke dëshmuar edhe një herë qëllimet e saj të këqija dhe mungesën e vullnetit për t’u angazhuar në një dialog të mirëfilltë.”
Ndersa kryeministri i Kroacise Andrej Plenkovic ka deklaruar se marreveshja e fundit ushatarke mes Kroacise, Shqiperise dhe Kosoves nuk kerkon miratimin e Serbise apo NATO-s, duke theksuar se ajo nuk ka karakter armiqesor.
Per Ermira Lekaj, keshilltare ne ministrine e jashtme ne Kroaci, njeheresh ish deputetete, Aleksander Vucic po e perdor kete situate per te larguar vemendjen nga trazirat politike ne vend, ndersa konfirmoj se ne ministrine e jashtme nuk ka ardhur asnje kerkese zyrtare nga Vuçiç ku kerkon llogari per marreveshjen, ndryshe nga cfare ai ka deklaruar publikisht.
“Deklarata e nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës kërkon forcimin e bashkëpunimit trepalësh dhe rëndësinë e reagimit të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal, ndersa deklarata le te hapur edhe mundesine qe vende te tjera t’i bashkohen asaj.”
/ abcnews.al