Barça mbyll ardhjen e Adama Traore, 26 vjeç, për të përforcuar vijën e sulmit.
Klubi katalanas, në marrëveshje me Xavi Hernandez, ka zgjedhur sulmuesin e Wolverhampton, duke pasur parasysh largimin të Ousmane Dembele.
Barça shpreson që nesër, të premten, të mund ta zyrtarizojnë lojtarin, raporton MundoDeportivo.
Ai do të arrijë në formë huazimi dhe në fund të sezonit do të flasë sërish me klubin anglez. /abvnews.al/