Marrëveshja e nënshkruar në Abu Dhabi, Çekrezi: E rëndësishme në aspektin energjetik! Simaku: Projekti do të krijojë siguri

schedule20:39 - 17 Janar, 2025

schedule 20:39 - 17 Janar, 2025

Eksperti i Energjisë së rinovueshme, Anduel Çekrezi në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News foli për marrëveshjen e nënshkruar në Abu Dhabi për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Itali.

Vlera e këtij investimi arrin në rreth 1 miliard euro. Gjatë fjalës së tij Çekrezi u shpreh se marrëveshja është shumë e rëndësishme në aspektin energjetik.

“Është një lajm shumë i mirë. Por dukshëm shohim që kemi një plan serioz. Nga pikëpamja e tregut, Italia është tregu më i mirë i mundshëm që ne mund të lidhemi në këtë moment. Është ndër vendet më të shtrenjta në tregjet e saj, kuptohet kjo edhe në varësi të zonave…dhe kjo duhet parë se me cilën zonë ne do integrohemi, por dihet që konsumi i energjisë është ne pjesën veriore. Por nga pikëpamja e tregut është një oportunitet shumë i madh dhe kjo mendoj që do të zgjerojë lojën edhe në rajon. Patjetër që qeveria duhet të ketë në fokus konsumatorët fundore dhe uljen e çmimeve, por të mos lërë pas dore investime të zgjerimit të kapaciteteve transmetuese në vend”, tha më tej ai.

Nga ana e tij eksperti i energjetikës, Gjergji Simaku u shpreh se ky projekt do të krijojë siguri energjetike.

“Flitet për aktorë të mëdhenj dhe sidomos për lidhje fizike me Italinë. Vlora është pika fokale e Italisë, aty janë përzierë shumë politika të qeverisë italiane nga më t ndryshmet. Ky është momenti kur Vlora i takon Italisë në kuptimin e të gjithë zhvillimeve. Para disa vitesh kemi bërë me amerikanët nja takim që do të bëhej gazi natyral i lëngshëm…Shqipëria nuk e fitoi këtë mundësi, kur një pjesë e Europës e fitoi…Dua të them që ky projekt e bëri Shqipërinë atraktive”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!