Marrëveshja e 4 shtatorit, Kosova pritet ta nderojë Trump-in me “Urdhrin e Lirisë”

schedule22:07 - 17 Shtator, 2020

schedule 22:07 - 17 Shtator, 2020

Kosova do t’i japë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump “çmimin” më të lartë për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters, përcjell abcnews.al

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga Reuters, informoi presidentin Trump se ai do të marrë Medaljen e Kosovës për Urdhrin e Lirisë.

Ndërsa, dy ndihmësit  e Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i SHBA për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator, Kosova dhe Serbia,  pjesë të ish Jugosllavisë, ranë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike, por lanë pezull lëvizjen për normalizimin politik.

Në letrën drejtuar Trump, duke shprehur “mirënjohjen e tij të thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi ftoi presidentin amerikan që të vizitojë  Kosovën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!