Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amrerikës Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin pritet që të takohen në fillim të vitit 2022 dhe të zhvillojnë një komunikim online para fundit të këtij viti.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse ku theksohet se dy liderit kanë rënë dakord që është e rëndësishme që në kuadër të situatën që ndodhen marrëdhëniet mes dy shteteve është i rëndësishëm një takim.
Ndërkohë kujtojmë se në qershor, Biden u takua me Putinin në Gjenevë ku diskutuan për marrëdhëniet e tyre, që këtë periudhë janë në nivelin më të keq që pas Luftës së Ftohtë dhe të shqetësuar nga një sërë çështjesh duke përfshirë Ukrainën, Sirinë dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.
Ndër të tjera në mediat ruse raportohet se dy udhëheqësit do të diskutojnë një sërë marrëveshjesh që arritën në samitin e Gjenevës dhe se bisedimet do të kenë një agjendë të gjerë.
Ndërkohë nuk ka asnjë konfirmim për një datë të përafërt se kur do të zhvillohet takimit mes dy liderve. /abcnews.al