Marrëdhëniet SHBA-Kinë, sfida kryesore politike e Biden

schedule11:49 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:49 - 15 Shkurt, 2021

Nga Simon Tisdall, The Guardian

Viti i Kaut në Kinë, i cili filloi të premten, është një metaforë e përshtatshme për sfidën më të frikshme dhe potencialisht më të rrezikshme, gjeopolitike me të cilën  do të përballet Joe Biden dhe demokracitë perëndimore.

Në mitologjinë kineze, kau është i madh, i fuqishëm dhe i aftë të qëndrojë në tokë dhe ujë. Është i vendosur, kokëfortë dhe bën shumë ndalesa.

Biden është i vetëdijshëm se ai ka një luftë në duar që, nëse nuk trajtohet si duhet, mund të kthehet shumë shpejt në lufte fizike. Disa analistë kanë frikë se lufta me Kinën është e pashmangshme, dhe se do të ndodhë herët a vonë.

Në telefonatën e parë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, javën e kaluar, ngriti shqetësime në lidhje me tregtinë, Tajvanin, Hong Kong dhe gjenocidin e pretenduar në Xinjiang.

Biden mbajti një qëndrim të ashpër. Ai foli gjithashtu  për disa opsione të politikave me aleatët rajonalë dhe partnerët perëndimorë. Me pak fjalë, Biden synon të ndërtojë një mur të madh demokratik rreth Kinës.

Biseda me Xi mund të ketë thyer akullin – por gjithashtu theksoi edhe një herë ndryshimet e mëdha ekzistuese, duke sugjeruar që, nëse do të kishte ndonjë gjë, rivaliteti dypalësh do të intensifikohej.

Xi theksoi përfitimet e punës së bashku. “Bashkëpunimi SHBA-Kinë mund të ketë shumë benefite  që do të përfitojnë  të gjitha vendet ashtu edhe e gjithë bota.

Përballja midis Kinës dhe SHBA-së do të ishte sigurisht një katastrofë, ”tha ai.

Kjo pasqyroi dëshirën e dukshme të Pekinit për të minimizuar tensionet me administratën e re të SHBA, pas  Trump, dhe për të ndjekur interesa të përbashkëta, të tilla si lufta ndaj pandemisë dhe kriza e klimës.

Pekini është i shqetësuar  nga ideja  e Biden për një “aleancë të demokracive” që mund të lidhet potencialisht me Kinën. Xi po merret ende me zhvillimin e përparësive ekonomike, hi-tech, ushtarake dhe rajonale të Kinës. Ai nuk është ende në gjendje të sfidojë SHBA-në – megjithëse ajo ditë mund të vijë.

Gjithashtu Xi i tha Biden që të mos ndërhynte në “punët e brendshme” të Kinës.

Megjithatë, për Biden, bashkëpunimi i zgjeruar dypalësh që nuk arrin të ndryshojë sjelljen e Kinës në fusha të diskutueshme si tregtia dhe Xinjiang, përbën një kurth. Ai ka pranuar  pikëpamjen e konsensusit se SHBA dhe Kina tani janë të angazhuara në një konkurrencë të fortë strategjike.

Prandaj, pyetja është : si Biden mund të frenojë Kinën dhe të tregojë  interesat e SHBA, pa rrezikuar luftën?

Kjo është edhe arsyeja që Biden bisedoi fillimisht me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi , para se të fliste  me Xi. Të dy diskutuan bashkëpunimin më të ngushtë strategjik dhe ushtarak. Ndoshta nuk është rastësi që forcat indiane kohët e fundit ishin në luftë me Kinën përgjatë kufirit të tyre të përbashkët në Himalaje, ku trupat kineze tani thuhet se po tërhiqen.

Thirrja Biden-Modi u përqendrua në ringjalljen e një aleance ushtarake mbrojtëse të njohur si Quad (Dialogu Katërkëndësh i Sigurisë) që përfshin SHBA-në, Indinë, Japoninë dhe Australinë. Zyrtarët thonë se qëllimi i tij është të “forcojë sigurinë në Paqësor” duke siguruar një mbrojtje kundër agresionit kinez.

Asnjë nga këto katër vende nuk kërkon ta izolojë Kinën plotësisht. Ata e dinë që është edhe e pamundur diçka e tillë. Por ata shpresojnë të ndalojnë,ose të paktën të  kufizojnë aktivitetet më kërcënuese të Pekinit.

Problemi është, se Pekini nuk ka rënë dakord. Ai e sheh Quad si një përpjekje  për të lënë pas zhvillimin e Kinës dhe prova të mëtejshme të “mentalitetit të luftës së ftohtë” të Amerikës – siç ndodhi javën e kaluar, kur Biden vendosi jo një por dy grupe të armatosura në Detin e Kinës Jugore dhe krijoi një task forcë të re Pentagonit për Kinën.

Enigma e Tajvanit tregon se sa e vështirë mund të jetë të shmanget konflikti i armatosur ose aksidental. Inkursionet ushtarake kineze janë rritur në nivele rekord. Kur Presidenti Tsai Ing-wen uroi Xi për vitin e ri dhe ishte i gatshëm për bisedime, ai u përball me refuzim.

Tajvani është pika kyçe për shpërthimin e një luftë SHBA-Kinë, sipas një raport të ri të Këshillit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Të dy palët janë të shqetësuar për  pika  të ndryshme. Si zakonisht, SHBA është e bindur se ka plotësisht të drejtë. Nga ana tjetër, sipas  ish-kryeministrit Australian Kevin Rudd, Xi beson “se SHBA po përjeton një rënie të qëndrueshme, të pakthyeshme strukturore”.

Të dy gabojnë dhe gabimet e tyre mund të rezultojnë katastrofike.

Kjo është një arsye pse zhvillimi i Quad – dhe potencialisht ftesa për të tjerë si MB, Koreja e Jugut dhe Kanada për t’u bashkuar me atë që është quajtur “NATO’s Asia” – është një ide e keqe, diçka që do të përçajë botën globalisht.

Një qasje më efektive e SHBA-së, argumentoi analisti Hal Brands, do të ishte forcimi i aleancave dypalëshe përmes lidhjeve më të ngushta politike dhe diplomatike, ndihma kundër ndikimit kinez dhe operacioneve të informacionit dhe rritja e investimeve.

Qëllimi do të ishte të krijonin aleatë duke rritur vazhdimisht koston e luftës dhe kërcënimit në të ardhmen për Kinën.

“Pavarësisht nga strategjitë që ndjekin të dy palët ose çfarë ngjarjesh zhvillohen, tensioni midis SHBA-së dhe Kinës do të rritet dhe konkurrenca do të intensifikohet; është e pashmangshme. Sidoqoftë, lufta nuk është ” , shkruan Rudd për Foreign Affairs .

Atëherë, si ta shmangim atë? Joseph Nye i Harvardit, tha se SHBA dhe partnerët duhet të bindin udhëheqësit e Kinës “që interesat e tyre do të jenë në të mirë të botës nëse bashkëpunojnë bashkë, në vend që të sfidojnë njëri-tjetrin, një sistem ndërkombëtar të bazuar në rregulla”. Sipas mendimit të Nye, Kina dhe SHBA do të vazhdojnë të jenë “rivalitet bashkëpunues” për një kohë të gjatë duke kërkuar që secili të bëjë më të mirën.

Sado e tmerrshme që mund të tingëllojë, kjo është më e mira që të dy vendet duhet të bëjnë për të shmangur luftën. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!