Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri/ Rama përgjigjet para gazetarëve: Me Mitsotakis, s’kemi asgjë personale

schedule13:14 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 13:14 - 14 Dhjetor, 2023

TIRANË- Kreu i qeverisë në konferencë me gazetarët u pyet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet që ka ai me homologun Kyriakos Mitsotakis.

Ai tha se ka një marrëdhënie respekti dhe e hapur, ndërsa çështjet që na ndajnë shtoi Rama duhet të trajtohen me elegancë, ku kryefjalë e saj, duhet të jetë artin e komunikimit.

“Marrëdhënia me kryeministrin e Greqisë është miqësore, marrëdhënie respekti, e hapur dhe unë për veten time dhe falë edhe gjithë kësaj eksperiencë dhe falë edhe eksperiencës me liderët e BE e kamë mësuar se ka një rrugë për t’i trajtuar mosmarrëveshjet me të gjithë elegancën e sjelljes njerëzore. Sa më elegante të jetë trajtimi i mosmarrëveshjes mes njerëzve, aq më larg jemi nga zoologjia. Sa më shumë i kthejmë mosmarrëveshjet në arsye për t’u kacafytur, aq më pranë zoologjisë shkojmë. Një nga dhuratat e mëdha të kësaj historie politike, është që më ka ndihmuar t’i largohem zoologjisë. Me Mitsotakis, s’kemi asgjë personale, përkundrazi biseda e djeshme ka qenë bisedë miqësore, por kjo nuk është arsye për të kaluar nga kufijtë e një problemi që duhet trajtuar tek të gjithë horizonti i marrëdhënieve dhe për të e hedhur në erë të gjithë marrëdhënien” tha Rama./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!