Marrëdhënie seksuale me të mitur, shpallen në kërkim 31 vjeçari në Sarandë

schedule09:31 - 2 Prill, 2021

schedule 09:31 - 2 Prill, 2021

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Sipas uniformave blu është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!