Drejtori i përgjithshëm i Inter-it, Beppe Marotta ka folur rreth transferimit të Lukakut në angli për shumën e 115 milion euro dhe marrjen e Dzekos pothuajse falas dhe doli që ishte një sukses i plotë.
“Lukaku u shit për 115 milionë euro, dhe ne e blemë Dzekon pothuajse për asgjë, dhe nuk ka ndonjë ndryshim të madh në fushë”, ka thënë Marotta për Corriere della Sera.
Kujtojmë që Dzeko këtë verë nënshkroi kontratë dyvjeçare me Interin për një tarifë të vogël, e cila në këtë rast do të realizohet me bonuse, ku një ndër të është nëse Interi e fiton Ligën e Kampionëve shkon në 1.8 milion euro. Dzeko ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha ndeshjet këtë sezon me fanellën e Interit dhe ka shënuar 11 gola, duke dhuruar edhe tre asistime. /h.ll/abcnews.al