Maroku do të rrisë kapacitetin e aeroporteve brenda 2030- s

schedule19:27 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 19:27 - 16 Dhjetor, 2024

Kryeministri i Marokut Aziz Akhannouch ka bërë me dije se vendi i tij do të rrisë kapacitetin e aeroporteve deri në vitin 2030.

Sipas qeverisë, synohet që kapaciteti të jetë rreth 80 milionë pasagjerë, ku aktualisht mirëpret maksimalisht rreth 38 milionë pasagjerë.

Ky plan është pjesë e përgatitjeve për të mirëpritur eventin e rëndësishëm të futbollit, Kupën e Botës 2030, së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, si dhe për të promovuar turizmin. Maroku po punon gjithashtu për të zgjeruar rrjetin e tij të trenave me shpejtësi të lartë deri në Marrakech para Kupës së Botës dhe më tej në jug drejt Agadirit.

Kapaciteti i aeroportit të Kasablankës do të zgjerohet në 23.3 milion pasagjerë, ndërsa qendrat turistike Marrakech dhe Agadir do të kenë kapacitet prej 14 milionë pasagjerësh deri në vitin 2030, tha kryeministri.

Maroku ka arritur një rekord prej afro 16 milionë turistësh gjatë 11 muajve të parë të këtij viti, duke kaluar totalin e vitit të kaluar falë numrit më të madh të linjave ajrore, sipas shifrave të ministrisë së turizmit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!