Një emigrant është gjetur në Librazhd në kushte shumë të vështira shëndetësore për shkak të motit të acartë.
Emigranti, që paraprakisht dyshohet nga Maroku u gjet nga dy banorët thuajse i ngrirë në oborrin e xhamisë në fshatin Dragostunjë.
Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë.
Emigrantët nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore pasi arrijnë në Greqi kalojnë kufirin e gjelbër për në Shqipëri me destinacion final vendet e BE-së.
/ Abcnews.al

