Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar kërkoi që të bëhet një analizë e thelluar dhe të ndryshohet strategji për faktin e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Mbrëmjen e sotme Marku ishte i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ku sipas tij ka renditur faktorët se pse ka humbur Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mendoj se ka pasur blerje masive të votës. Pro ka pas edhe në Lezhë. Ka qenë jashtëzakonisht i madh. Një pjesë e fondeve prej 125 mln për familjet e dëmtuara nga tërmeti një pjesë e madhe ka shkuar në Kurbin e Lezhë dhe aty ku nuk ka pasur dëme. Por këto para përdoren për të penguar e për të shkatërruar zgjedhjet është shumë e dëmshme. Mirë që i kanë marrë qytetarët por është në dëm të tyre se do vjedhje edhe 4 vjet. Është humbje. Nuk ishte arsyeja e vetme. Nuk u krijuar fryma e ndryshimit në masën e duhur. U përqendrua e gjitha në fushatë. Ishte e mirë. Se u përqendrua te ekonomia te njerëzit. Shtoi pikë. Por pati edhe defekte se ishte e personalizuar. Vetëm Basha. Në asnjë vend të BE nuk merr shumicë votash. Ku ka demokraci asnjë parti nuk merr vota maksimale. Asnjë president nuk del me mandat të parë” tha Marku.
Me tej Mark Marku ka shtuar se ai ka qenë një opozitar i madh i socialistëve për 8 vite.
“Nuk ishte gabim që hymë me LSI në fushatë. Mungesë hapje. Duhet të negociosh. Unë kam qenë më opozitar se PD në raport me Ramën.” tha Marku.
Kujtojmë se gjatë fjalës së tij në Kuvendin e PD, Marku tha se situata në të cilët ndodhet sot PD dhe shoqëria është dramatike. Mes të tjerash ai nuk i kurseu kritikat për organizimin e këtij Kuvendi. Deputeti i zgjedhur i PD-së e cilësoi Kuvendin Kombëtar një teatër absurd, që nisi dhe përfundoi pa përfunduar diskutimet e drejtuesve politikë. e.l/abcnews.al/