Marku: Ndaj Kukësit s’morëm vesh ç’po ndodhte, kemi kohë të përmirësohemi

schedule23:57 - 30 Nëntor, 2020

schedule 23:57 - 30 Nëntor, 2020

Këtë javë Vllaznia pësoi humbjen e parë të sezonit ndaj Kukësit, por kjo nuk i heq petkun e të qenit një prej më të mirave të fillimit të edicionit të ri. Për të folur rreth situatës së klubit shkodran sot është i ftuar kapiteni i Vllaznisë, Heral Marku. Mesfushori në fjalën e tij u shpreh:

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari si Kukësi. Më vjen keq për mënyrën sesi e humbëm, por më kënaq fakti që skuadra reagon edhe në situatë të vështirë. Ka ende rrugë dhe kemi mundësi të rikuperojmë.

E nisëm shumë mirë ndeshjen. Goli i dytë erdhi me një prekje në dorë. Golat i pësuam shpejt dhe thonim me vete ç’po ndodh. Kuëksi u mbyll mirë dhe sulmoi mirë në kundërsulm, që e ka pikë të fortë.

Shënuam për 3-2, por nuk arritëm të bënim diçka sepse nuk kishte shumë kohë dhe në fund pësuam edhe golin e katërt”, tha mes të tjerash mesfushori i Vllaznisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!