Marku me të rinjtë e Lezhës: PD do të zhbëjë ligjin e Arsimit të Lartë

schedule14:21 - 26 Mars, 2021

schedule 14:21 - 26 Mars, 2021

Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, profesor Mark Marku ka takuar një grup të rinjsh që votojnë këtë vit për herë të parë. Gjatë takimit, Marku u shpreh se me ardhjen në pushtet, PD do ta zhbëjë ligjin e Arsimit të Lartë.

Gjithashtu Marku tha se do t’u jepet mundësi zgjedhjeje studentëve të cilët, sipas tij, do të përgatiten për tregun e punës.

“Ne do ta zhbëjmë ligjin e Arsimit të Lartë. Do i japim mundësi zgjedhjeje studentëve, t’i përgatisim për tregun e punës. Dinjitet dhe liri stafeve akademike, kjo është motoja jonë, punë, liri dhe vlerësim.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!