Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marku: Jam gati të marr përgjegjësi në skuadër, kjo Vllazni do korrë sukses

schedule19:09 - 4 Nëntor, 2020

schedule 19:09 - 4 Nëntor, 2020

Vllaznia e nisi me fitore sezonin e ri, duke mundur pastër me shufrat 2-0 Apoloninë në “Loro Boriçi”.  Pas ndeshjes për Supersport foli një nga lojtarët më të mirë për shkodranët në fushë, Herald Marku.

“Ka qenë fazë tranzicioni sepse ka patur shumë ndryshime dhe nuk e dinim nëse do përshtateshin. Na ndihmoi bojkoti dhe u njohëm me njëri-tjetrin dhe jam shumë i lumtur që e nisëm mbarë.

Është kënaqësi dhe përgjegjësi për mua të mbaj numrin 10 dhe të konsiderohem si një nga më të rëndësishmët e skuadrës.

Vllaznia kërkon gjithmonë maksimumin dhe jam i gatshëm dhe çdo gjë është mirë. Objektivat paraprakë i kemi, por unë dua të qëndroj më këmbë në tokë. Le ta marrim hap pas hapi.

Vllaznia niset gjithmonë për objektiva të larta. Ka pasur luhatje në vitet e shkuara, por këtë vit është ndryshe. Ka nisur gjithçka nga para dhe besoj se do jemi të suksesshëm”, u shpreh Marku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!