Marku e Maliki drejt kryeqytetit, Kukësi “pazar” te Shkëndija e Tetovës

schedule10:27 - 4 Shtator, 2021

schedule 10:27 - 4 Shtator, 2021

Albion Marku, Kamer Qaka dhe Edis Maliki mund të luajnë në Superiore sezonin e ardhshëm. Kështu shkruan “Panorama Sport”.

Markun, i cili ka spikatur te Laçit dhe tani është pjesë e Lokomotiva Zagreg, po e tenton Partizani në huazim.

Në kryeqytet, por te Dinamo, presin Edis Malikin, mbrojtësin e krahut të djathtë që ka luajtur me Kukësin. Mes tij dhe bluve ka akord.

Te Kukësi përflitet Kamer Qaka si opsion. Mesfushori mund të largohet nga Shkëndija e Tetovës dhe verilindorët shikohen si “shtëpia” e re e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!