Florian Marku nuk ka kundërshtar, fiton dhe mbron titullin e kampionit, duke i marr ndeshjen me “knock out” britanikut.
Florian Marku ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij britanik, Chris Jenkins. Marku është futur në ring për të mbrojtur titullin e tij IBF International për kategorinë e peshave të lehta ndaj boksierit britanik.
“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit.
“Faleminderit të gjithë që më kanë mbështetur, nuk kam ardhur këtu me fat. Sot pësova një goditje me kokë, por luftoj më gjak. Kisha frikë mos isha çarë shumë dhe arbitri ndërpriste ndeshjes, por askush s’më ndal”, tha Marku, pas fitores.
Momenti kur Florian Marku shpallet fitues me nokaut ne rundin e katert @dailymotion – https://t.co/02Fh6KKllq
— tauran (@tauran43255625) April 2, 2022