Marko Gjuriç: Nuk do të ketë njohje reciproke, Hoti po përhap lajme të rreme

schedule21:51 - 26 Gusht, 2020

schedule 21:51 - 26 Gusht, 2020

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç para takimit të radhës midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ka deklaruar këtë të mërkurë se njohja reciproke Serbi-Kosovë nuk do të jetë kurrë në agjendë.

Brenda dialogut teknik Beograd-Prishtinë po diskutohen aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të kushteve për jetën normale të qytetarëve në Kosovë, por njohja e ndërsjellë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në agjendë,” tha Gjuriç.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, po përhap lajme të rreme me qëllim të minimit të përpjekjeve për të vazhduar dialogun.

Hoti mund, si më parë, të mbajë vetëm monologë mbi atë temë, por nuk do të ketë dialog për këtë,” tha Gjuriç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Serbia në këtë takim ë kuadër të zhvillimeve të fundit do ti kërkojë BE të jetë ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat.

Për shkak të provokimeve gjithnjë e më të shpeshta të Prishtinës dhe informacionit të rremë për përmbajtjen dhe qëllimet e dialogut, do t’i kërkojë Bashkimit Evropian, si një ndërmjetës në bisedime, të reagojë me këtë rast dhe të ndalë dezinformatat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!