Mark Rutte u zgjodh shefi i ri i NATO-s/ Moska: Është e vështirë që diçka të ndryshojë në aleancë

schedule15:29 - 26 Qershor, 2024

schedule 15:29 - 26 Qershor, 2024

Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitri Peskov tha se vendimi për të emëruar Mark Rutte si kreun e NATO-s “vështirë se mund të ndryshojë ndonjë gjë në vijën e përgjithshme të aleancës dhe vendeve anëtare të saj”.

“Të dyja si shtete anëtare të pavarura nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe së bashku si aleancë ata po punojnë për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë,” tha Peskov, duke theksuar se tani NATO është armiqësore ndaj Moskës.

Mark Rutte u emërua të mërkurën si shefi i ardshëm i NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. Emërimi i Ruttes u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!