Mark Rutte, kreu i NATO-s? Hungaria tërhiqet dhe i jep dritën jeshile kryeministrit holandez

schedule10:38 - 18 Qershor, 2024

schedule 10:38 - 18 Qershor, 2024

Hungaria i dha dritën jeshile kryeministrit holandez Mark Rutte dhe kandidaturës së tij për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, njoftoi sot shërbimi publik holandez Nos, pas takimit të kryeministri holandez në largim dhe homologut të tij hungarez Viktor Orban.

Për të mbështetur Rutte, Hungaria kishte kërkesat e veta, duke përfshirë një garanci që Hungaria nuk do të duhej të siguronte fonde për Ukrainën ose të dërgonte ushtarët e saj në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kushti që Stoltenberg e përmbushi javën e kaluar.

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania mbështetën ofertën e Rutte për të pasuar Stoltenberg, i cili do të largohet nga posti i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në tetor.

Turqia u tha aleatëve të saj në prill se do të mbështeste gjithashtu Rutte. Rumania dhe Sllovakia gjithashtu pritet ta mbështesin.

Vendimet e NATO-s merren me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!