Mark Marku jep dorëheqjen si deputet

schedule08:56 - 27 Gusht, 2021

schedule 08:56 - 27 Gusht, 2021

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri.  Ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të cilin ia besuan qytetarët e qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.

Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica” mësohet të ketë deklaruar Marku në fjalën e tij të dorëheqjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!