Mark Marku: Basha ka mbështetjen e SHBA dhe BE

schedule23:27 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 23:27 - 15 Dhjetor, 2021

Analisti Mark Marku është shprehur se Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbështetjen e SHBA dhe BE, duke iu referuar këtu vizitës së 6 ambasadorëve në selinë blu.

Në emisionin “Opinion”, Marku tha se ambasadorët shkuan në selinë  e PD për të frenuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë diskutimeve Marku u përfshië në një debat me gazetarin Ylli Rakipi.

Pjesë nga debati

Marku: Janë ambasadorët e fuqive më të mëdhaja të botës.

Rakipi: Ku janë mo..

Marku: Nuk të ndërhyra, a ke mundësi që të ndërtosh një fjali, ndërtoje për veten tënde. Të lutem mos ndërhy, kaq.

Rakipi: Dhe ne na jep kaq kohë, ose të ikim tani.

Marku: Janë 6 ambasadorë dhe kanë shkuar në takim me kryetarin e opozitës dhe kanë bërë një akt politik dhe i kanë dhënë mbështetje Lulzim Bashës o zotëri se e shikojnë si faktor stabiliteti në politikën e Shqipërisë .

Fevziu: Marku vetëm qetësohu..

Marku: Katër orë pas takimit zëdhënësi i DASH mbështeti ambasadoren dhe ka thën turp të keni që sulmoni ambasadoren tonë. Thuaja shqiptarëve që Lulzim Basha ka mbështetjen e BE dhe SHBA dhe kanë shkuar aty për të frenuar Sali Berishën për sulmin që i ka bërë PD./ Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!