Butrinti rikthehet në Kategorinë e Parë. Sarandiotët kanë triumfuar në ndeshjen play-off kundër Orikut dhe kështu ngjiten një kategori më parë.
Mario Gurma ishte heroi i Butrintit. Sulmuesi veteran shënoi që në pjesën e parë, golin që rezultoi fitues në fund.
Oriku u mundua shumë të barazonte dhe në minutat shtesë sulmuesi Klejdi Branica iu afrua shumë, por pa sukses.
Kështu Oriku rikthehet në Kategorinë e Dytë, edhe pse shikohej si favorit për ndeshjen e sotme ndaj sarandiotëve. /abcnews.al