Mario Draghi, tha se Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sipas The Guardian
Ukraina ka treguar rezistencë heroike ndaj pushtimit rus, tha Draghi, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për refugjatët si dhe ndihma ushtarake.
#Ucraina, Draghi: Vogliamo disegnare un percorso di maggiore vicinanza dell’Ucraina all’Europa. Voglio dire al Presidente #Zelensky che l’Italia è al fianco dell’Ucraina in questo processo. L’Italia vuole l’Ucraina nell’Unione Europea
— Palazzo_Chigi (@Palazzo_Chigi) March 22, 2022
“Arroganca e qeverisë ruse është përballur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë synimet ekspansioniste të Moskës dhe t’i imponojë një kosto të madhe ushtrisë pushtuese”.
Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskiy mbajti një fjalim në parlamentin italian gjatë ditës së sotme, ku paralajmëroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë krizë urie në të gjithë botën.
Për trupat ruse, Ukraina është porta e Europës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë.
/abcnews.a