Marinda, atletja e artë e diktaturës/ Sfida e fundit, beteja me sëmundjen e rëndë. Preka: Do ta fitoj

schedule20:21 - 18 Nëntor, 2023

schedule 20:21 - 18 Nëntor, 2023

Gjithë vitet e rinisë ja kushtoi atletikës. Ka arritur rekorde dhe ka lartësuar emrin e Shqipërisë në evente të shumta sportive zhvilluar jashtë vendit nga ku gjithmonë kthehej me një medalje në qafë. Kjo është Marinda Preka, sot 64 vjeç.

Nga e shkuara që e cilëson të artë ka ruajtur me kujdes jo vetëm trofetë por edhe fotografitë me ata që ishin bashkë-udhëtarë të jetës së saj. Me sport nisi të merrej në moshë të hershme, fëmijë. Talentin ia kuptuan prindërit.

Kushtet asokohe nuk ishin të lehta. As këpucë të përshtatshme për stërvitje nuk kishte, as pistë vrapimi e as ushqime. E megjithatë ja doli. Në vitin 1977 Marinda Preka merr titullin nënkampione e Ballkanit.

Të veçantë ka një medalje që e ka fituar në garën e saj të fundit ne Stamboll. Thonë se e institucionet dhe ata që e kanë pasur në atletikë e kanë harruar.

Nga e shkuara ka një brengë. Prej disa vitesh Marinda është tërhequr nga sporti për shkak të një sëmundjeje të rëndë, megjithatë ende stërvitet tani më jo për të fituar medalje por për të fituar betejën me të keqen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!