Marina Vjollca tregon se kujt i ngjan Marget, të paktën për këtë detaj

schedule15:59 - 19 Prill, 2022

schedule 15:59 - 19 Prill, 2022

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë në nëntorin e kaluar. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, që e quajtën Marget, bashkim i shkronjave të para të emrave të tyre. Moderatorja nuk humbet asnjë rast për të treguar se sa e lumtur ndihet pranë vogëlushes së saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë një fotografi, përmes së cilës ka treguar se Marget nuk i ka qejf çorapet dhe për këtë i ka ngjarë asaj. “Marget nuk i duron çorapet, njësoj si mama vet”, ka shkruar Marina. Kujtojmë që dyshja janë treguar shumë të rezervuar me të bijën, duke mos e zbuluar portretin e saj.

/abcnews.al