Marina Vjollca nis rrugëtimin e famës në Itali, intervistë bashkë me stilisten e njohur

schedule19:51 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:51 - 22 Shkurt, 2021

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca u zgjodh para disa muajsh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi.

Ndërsa së fundmi, Marina ka udhëtuar sërish drejt Milanos për t’u takuar me stilisten e njohur. Këtë herë Franchi e prezantoi Marinën si ambasadore marke para gjithë italianëve. Stilistja u shpreh se Marina është si një “barbie” dhe një përfaqësuese e denjë e bukurisë shqiptare.

“Sot dua t’iu prezantoj Marinën që siç e shikoni është një vajzë shumë e bukur. Ajo është nga Shqipëria, ne jemi fqinj. Unë doja të zgjidhja një vajzës shqiptare sepse doja që marka ime të prezantohej edhe për vajzat atje, jo vetëm për ato që jetojnë në Itali. Dhe zgjodha Marinën që është si një barbie”, ka thënë Elisabetta.

Kujtojmë që para disa javësh moderatorja ju rikthye programit “Klanifornia” bashkë me gjithë stafin e aktorëve. Ajo ka zgjedhur që çdo të shtunë të vishet me punimet e stilistes italiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!