Marina franceze sekuestron anijen britanike, tensione mes gjigantëve të Europës

schedule14:40 - 28 Tetor, 2021

schedule 14:40 - 28 Tetor, 2021

Britania dënoi sot sekuestrimin “e pakuptimtë” nga Franca të një anijeje peshkimi në ujërat territoriale franceze. Kjo ngjarje shënon një tjetër përkeqësim të raporteve mes Francës dhe Britanisë së Madhe mbi të drejtat e peshkimit në këtë zonë pas Brexit-it, raporton abcnews.al.

Ministri i Peshkimit Anik Ziraden tha se anija e peshkimit u sekuestrua gjatë një kontrolli rutinë në portin verior të Le Havre gjatë natës pasi ajo nuk u lejua të peshkonte në ujërat territoriale franceze. Një anije tjetër britanike u paralajmërua verbalisht.

Incidenti sinjalizon vendosmërinë e Francës për të mos u tërhequr, pasi njoftoi dje sanksione të mundshme kundër Britanisë, për sa kohë që nuk ka përparim në bisedime në lidhje me përcaktimin e zonave të peshkimit.

“Nuk është një luftë, është një betejë,” tha Ziraden për RTL.

Veprimet e Francës duket se janë një paralajmërim për të ushtruar presion ndaj Britanisë për kompromis në bisedimet me BE-në.

Por qeveria britanike tha se përgjigja e Francës ishte “zhgënjyese dhe joproporcionale dhe jo ajo që do të prisnim nga një aleat dhe partner i ngushtë”.

Parisi thotë se Britania ka refuzuar t’u japë peshkatarëve të saj numrin e plotë të licencave për të lejuar anijet franceze të peshkimit të operojnë në ujërat territoriale britanike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!