Marijuanë në makinë, arrestohet shqiptari

schedule21:58 - 8 Shkurt, 2018

schedule 21:58 - 8 Shkurt, 2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar, 39 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

39 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbante në makinë teksa udhëtonte, një sasi marijuane.

Ai u ndalua gjatë një kontrolli të policisë në një nga rrugët më të frekuentuara të Latinas dhe iu bllokuan një kilogramë marijuanë, të cilën e kishte fshehur brenda në makinë./abcnews.al