Mariano Diaz më në fund ka pranuar të largohet nga Real Madridi, pas dy sezonesh të dështuara në të cilat ka qenë listën e largimeve, por ky i fundit ka refuzuar.
Kur jemi pak ditë nga fundi i merkatos, sulmuesi ka vendosur të ndryshojë ambient për të nisur të prekë sërish fushën, pasi ka ngrohur stolin në Madrid.
Ai është në kërkim të një ekipi në La Liga, pasi nuk dëshiron të largohet nga Spanja dhe kjo i komplikan shumë gjërat.
Valencai dhe Villarreal po luftojnë për Cavanin, por kusho që do të dështojë për uruguajanin mund të tentojë sulmuesin e “galaktikëve”.
Almeria gjithashtu synon të bëjë një goditje të madhe në fundin emerkatos, Getafe dhe Rayo Vallecano janë po ashtu opsione të mundshme. Pa harruar, sigurisht, Sevillan.
Opsionet nuk mungojnë, por për t’u konkretizuar një nga kto, sulmuesi në radhë ta parë duhet të ulë pretendimet e tij dhe të përpiqet të rinisë karrierën e tij duke filluar të marrë minuta dhe duke u bërë i rëndësishëm për cilindo ekip./abcnews.al