Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shtyhet votimi për Avokatin e Popullit

schedule07:03 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 07:03 - 23 Dhjetor, 2022

Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas një seance që zgjati deri pas mesnate, deputetët e maxhorancës votuan me 58 vota kandidaten Semini. Përtej akuzave të opozitës se Rama do të zgjedhë Ardian Dvoranin, ky i fundit mori 14 vota nga maxhoranca ndërsa 2 shkuan për Arta Vorpsin.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se sipas Kushtetutës, kur asnjë nuk ka 84 votat e nevojshme, kandidati që renditet e para në KED, merr mandarin në Kushtetuese. Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, është shtyrë për seancën tjetër pas Vitit të Ri pasi nuk u arritën 84 votat e nevojshme për asnjërin kandidat.

Maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të shtyhet.  Sakaq, Gentiana Sula u rizgjedh në krye të Autoritetit të Dosjeve. Nga 97 vota në total, ajo mori 71 pro. 5 ishin kundër, 1 abstenim, një e hedhur gabim dhe një bosh. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!