Mariah Carey dhe presidenti amerikan Joe Biden u takuan në Shtëpinë e Bardhë në një video të shpërndarë në Instagram, duke e kthyer bisedën e vogël në një turne madhështor të dekorimeve të Krishtlindjeve nën tingujt e këngës klasike të Krishtlindjes, “All I Want For Christmas Is You”.
Në klip, “Mbretëresha e Krishtlindjeve” i shtrëngon dorën Presidentit teksa të dy shprehin admirimin e tyre reciprok.
Më pas, Carey dhe Presidenti bëjnë një turne në Shtëpinë e Bardhë, me hitin e festës në sfond.
Diva e popit dhe binjakët e saj 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe, shihen duke pozuar për një foto me Biden, dhe më pas Carey shihet duke varur një stoli në pemë.
View this post on Instagram
/abcnews.al