“Maria” përmbyt dhe le pa energji elektrike Porto Rikon

schedule14:17 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:17 - 20 Shtator, 2017

Uragani Maria ka goditur ishullin e Porto Rikos, ku ka sjellë përmbytje të fuqishme dhe ka lënë ishullin, krejtësish pa energji elektrike. Bilanci i deritanishëm i viktimave përllogaritet në 8.

Uragani shkatërrues “Maria” ka mbërritur në Porto Riko, me përmbytje të fuqishme e shkatërrime.
Megjithëse fuqia e stuhisë ka rënë në kategorinë 4, forcë e erërave vijon të jetë shkatërrimtare, me një shpejtësi deri 250km/orë. Uragani ka dëmtuar rëndë edhe linjat e energjisë elektrike, duke lënë krejtësisht ishullin pa energji. Veç të tjerave, shirat e rrëmbyeëshëm shkaktuan edhe rrëshiqje të tokës në shumë vende.
Bilanci i viktimave pritet të thellohet gjatë orëve në vazhdim. Deri tani përllogariten 8 viktima nga uragani “Maria”. 2 të vdekur dhe dy të zhdukur janë regjistruar në ishullin Guadalupe ku janë shkatërruar 70 deri 80% e ndërtesave. Ndërsa 6 të tjerë në shtetin ishullor të Dominikës.
Kjo stuhi mbetet një kërcënim shumë serioz për Ishujt e Virgjër amerikanë. Uragani pas Porto Rikos do të lëvizë në drejtim të Oqeanit Atlantik. Gjatë së enjtes pritet të godasë Republikën Domenikane.
Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër amerikanë dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të koordinojnë përpjekjet e ndihmave.