Margarita kërcen nga gëzimi, shqiptarët e bëjnë me shtëpi të re

schedule22:44 - 4 Qershor, 2022

schedule 22:44 - 4 Qershor, 2022

Kush është?

Margarita!

Margarita kush?

Margarita Gaçi!

Hajde moj bukuroshe, hajde.

Sapo hapet dera e shtëpisë së saj të re, fytyra e Margaritës shkelqen nga lumturia. Sa shumë ka sakrifikuar kjo 11 vjeçare për të atin, e më në fund shqiptarët po e gëzojnë me një shtëpi të re. Brenda në banesë, Margaritën e Lindonin i mirëpret Sidriti me Meri Bejlerin.

Margarita i përqafon dhe nis të kërcejë nga gëzimi.

Margarita: Jam e lumtuur…

Sidriti: Pse je e lumtur

Margarita: Që ju takova juve

Sidriti: Kjo është shtëpia jote e re. Ta gëzoni, e inshallah rrini të gëzuar.

Lindoni përlotet kur sheh gëzimin e të bijës. Ishte një moment që zemra e tij me siguri e priste prej kohësh.

Lindoni: Më keni qëndruar pranë… nuk e kisha menduar se do të bëhesha me shtëpi.

Meri- Margaritës: Tani e ke shtëpinë në kat të parë, i ke tavanet në rregull këtu, nuk do të shqetësohesh më për shtëpinë.

Margarita shkon të përqafojë të atin, i cili s’mund t’i mbajë dot lotët e gëzimi.

Margarita: Mos qaj bab mos qaj

Meri preket kur shikon momentet kur Margarita përqafon të atin, një përqafim që sërish është shembull i përkujdesit të jashtëzakonshëm që ajo i kushton babait të sëmurë.

Meri: Bravo ti, nuk qan, por po qaj unë për ty. Lindon, inshallah Zoti ju jep forcë, të shëron e ta gëzosh me gocën këtë shtëpi.

Lindoni: Inshallah, dëshira ime është të nxjerr në jetë vajzën.

Meri: Doja t’i thoja Margaritës, pavarësisht vështirësive që ke e do të kesh në jetë, ti ke një veçanti, ke një raport special me babain. Vlerësoje, mbaje fort këtë.  Lindon, jeni për t’u marrë shembull

Lindoni: Vajzën nuk e kam lënë asnjë sekondë vetëm. Prindi atë detyrë ka, prindi i mirë

Meri: Po e drejtë, por jo të gjithë e bëjnë edhe pse i kanë mundësitë. Je shembull i mirë.

Margarita ka dëshirë të shikojë shtëpinë dhe Meri i tregon dhomën, kuzhinën e ambientet e tjera.

Në bisedë me Sidritin, Lindoni tregon se pas vizitës ka marrë një kurë të re dhe shpreson se sëmundja do të mbahet nën kontroll.

Lindoni: Kurën ma ndryshuan komplet. Oraret e ilaçit, ngrënien. Shpresojmë. I kam dhënë kurajo vetes, vetëm për vajzën. Jetës duhet t’i përgjigjesh siç vjen. Do Zoti, më ndihmon për vajzën.

Sidriti: E kemi thënë shpesh. Secili ka sprovat e veta, dikush më të rënda, dikush më të lehta. Nuk dua të heq paralele, por secilit i ka dhënë Zoti atë që mundet me e mbajt. Të jesh i sigurt se do e mbartësh sprovën për Margaritën, e më pas për veten. Aq më tepër tani, që shqiptarët u vunë në dijeni për ju.

Lindoni: Nuk ma merrte mendja kurrë, shqiptarët më janë gjendur pranë. Nuk jam ndier vetëm asnjë sekondë.

Margarita vjen sërish në dhomën e ndenjes, ndërsa Sidriti i tregon që të shohë frigoriferin, pasi ka diçka aty.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!