Franca është një tjetër shtet që në kuadër të masave të shtuara ka vendosur këtë të enjte mbylljen e shkollave dhe të institucioneve të tjera arsimore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndër të tjera ka bërë me dije se duke nisur nga e hëna dhe ka ftuar personat mbi 70-vjeç dhe personat me probleme shëndetësore të qëndrojnë në shtëpi.
Gjatë një deklaratë presidenti francez ka nënvizuar se situata nga koronavirusi është emergjenca shëndetësore më e rëndë e 100 viteve të fundit në Francë. Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën deri më tani në Francë si pasojë e koronavirusit dhe mbi 1784 persna janë infektuar në të gjithë vendin.
Ndër personat e prekur, 86 janë në gjendje të rëndë shëndetësore./abcnews.al