Marchisio tallet keq: Ku firmoset peticioni? Anglinë e mposhtim edhe 1 mijë herë

schedule11:58 - 22 Korrik, 2021

schedule 11:58 - 22 Korrik, 2021

Në ishull nuk e kanë pranuar akoma humbjen në finalen e Euro 2020. Tifozët anglezë akuzojnë arbitrin për favorizim të Italisë kampione.

Shumë prej tyre e kanë shfrenuar fantazinë dhe kanë nisur një peticion për rizhvillimin e duelit final! Shkaku lidhet me ekipin kundërshtar dhe arbitrin Bjorn Kuipers.

Gjyqtari holandez akuzohet për favorizim të djemve të Roberto Mancinit, të cilët zhvilluan një lojë të pisët sipas anglezëve.

Mbi 15 mijë firma janë mbledhur deri tani në sajtin charge.org, aty ku lexohet: “Ndeshja e datës 11 korrik nuk ishte e ndershme. Italia u ndëshkua vetëm me karton të verdhë për trajtimin e lojtarëve anglezë sikur të ishin skllevër.

Italia duhet të kishte marrë karton të kuq në rastin e Chiellinit. Finalja e Euro 2020 duhet të riluhet dhe të gjykohet nga një arbitër i paanshëm“.

Claudio Marchisio e ka veshur 55 herë fanellën e kombëtares italiane (5 gola) gjatë karrierës së tij dhe në postimin e fundit në rrjetet sociale është tallur keq me anglezët.

Më falni, ku mund të firmos peticionin për të riluajtur finalen Itali-Angli? Ne e fitojmë atë edhe një mijë herë të tjera“, shkruan ish-mesfushori italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!