Marcelo Troisi “braktis” Flamurtarin, zyrtarizohet në klubin e ri

schedule09:58 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:58 - 7 Gusht, 2020

Marcelo Troisi largohet nga Flamurtari. Braziliani, i cili drejtoi pjesën e dytë të sezonit vlonjatet, do të drejtojë sërish në Shqipëri. Ai ka pranuar propozimin e bërë nga klubi i Turbinës dhe do të zëvendësojë Vladimir Gjonajn.

“Turbina ditën e djeshme i ka dhënë dorën dhe ka falënderuar trajnerin Vladimir Gjonaj, i cili ishte pjesë e jona fazën e fundit të kampionatit, duke i uruar suksese në vazhdimësi!

Menjëherë pas largimit të Gjonajt, Turbina zyrtarizon trajnerin e ri dhe ai është braziliani Marcelo Troisi. Troisi sezonin e shkuar drejtoi skuadrën e Flamurtarit”, njofton klubi cërrikas, që ka nisur edhe merkaton.

Bruno Lipi, mbrojtësi që më parë ka luajtur edhe me Laçin në Superiore, është afrimi i parë me pëlqimin e Troisit. Braziliani e ka pasur edhe më parë nën urdhra dhe e deshi atë edhe në Vlorë te Flamurtari, por në fund nuk u regjistrua dot për shkak se kishte luajtur me dy skuadra brenda sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!