Marcelo është i qartë me të ardhmen e tij, dëshiron të vazhdojë me Real Madrid

schedule21:40 - 11 Maj, 2022

schedule 21:40 - 11 Maj, 2022

Marcelo dëshiron të vazhdojë të luajë futboll dhe dëshira e tij nuk është tjetër veçse ta bëjë këtë te Real Madrid.

Kontrata e brazilianit skadon më 30 qershor dhe gjatë gjithë sezonit është folur për të ardhmen e mbrojtësit të krahut.

Gjithçka duket se tregon se koha e tij në Real Madrid ka përfunduar, në pritje të asaj që do të ndodhë në finalen e Champions League më 28 maj në Paris.

Në prag të ditëlindjes së tij të 34-të, mbrojtësi i Real Madridit ende ndjen se ka forcën dhe aftësinë për të vazhduar me skuadrën që iu bashkua në vitin 2007 në moshën 18-vjeçare, ku ai është bërë lojtari që ka fituar më shumë tituj me “Los Blancos”./ h.ll/abcnews.al